Ish kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla ka paraqitur një tjetër kërkesë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Ai ka kërkuar masë më të butë sigurie me pretendimin se ka shfaqur probleme shëndetësore, gjatë qëndrimit në qeli.
Mësohet se seanca e sotme nuk është realizuar për shkak të mungesës së prokurorit të çështjes.
Ish-kryebashkiaku,u arrestua me urdhër të SPAK, me akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.
Alla akuzohet për një tender me vlerë mbi 2.8 milion euro. /btvnews.al