E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Shumë shpejt Shqipëria do të ketë një stadium të ri, mësoni cili projekt u shpall fitues

Projekti i studios daneze CEBRA është shpallur fitues për ndërtimin e stadiumit të ri të Korçës.

Në garë për stadiumin e ri ishin tri projekte; italianët e ARCHEA Associati, spanjollët e BOFILL Architecture dhe danezët e CEBRA-s, por këta të fundit arritën që merrnin pëlqimin e jurisë.

Ky stadium pritet të shërbejë për të zhvilluar ndeshjet e kampionatit vendas, por ambicia  është zhvillimi i finaleve të Kampionatit Europian për të rinj.

Stadiumi i ri është pjesë e projektit të qeverisë me Federatën e Futbollit, për rikonceptualizimin e impianteve të futbollit, ku përveç Korçës një stadium i tillë është premtuar se do të ndërtohet në Durrës dhe Vlorë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit