Kur na ndajnë edhe pak ditë nga finalja e madhe e Big Brother VIP, Luizi bisedoi me banorët për 6 Majin. Ai tha se në momentin kur Arbana do ketë zarfin në dorë, ai do humbasë 20 kilogramë nga stresi.
Duke folur me Efin, Luizi tha se ka dëshirë të dalë ose i katërti ose fitues dhe se nuk do e donte vendin e dytë.
Ndërsa Efi nga ana tjetër i tha Luizit se nëse ai nuk shpallet fitues, ai nga inati nuk do e urojë as fituesin.
Aludimet për fituesin e këtij edicioni kanë qenë të shumta brenda shtëpisë. Të katërt finalistët për një arsye apo një tjetër mendojnë se vetë ata do jenë fitues të këtij edicioni./btvnews.al