E martë, 26 Nëntor, 2024

VIDEO – Fermerët në Dibër i rikthehen punimit të tokës me kafshë

Kostoja e lartë e procesi të punimit të tokës bujqësore ka detyruar shumë fermer që t’i rikthehen metodës tradicionale, asaj të punimit me kafshë.

Një rast i tillë është i Bajram Sulës nga Njësia Administrative Melan në Dibër. Bajrami tregon se vlera ekonomike për proceset e punimit të tokës është e papërballueshme ndaj dhe është detyruar që tokën ta punojë me Kalë.

79-vjeçari shprehet se me këto çmime që kanë proceset e punimit, farërat, plehërat dhe kimike është e vështirë t’i përballosh, ndaj dhe shumë banorë kanë zgjedhur që të paktën punimin, frezimin dhe mbjelljen e tokës ta bëjnë me kafshë.

Sipas Bajram Sulës, bujqësia duhet të marrë më shumë mbështetje nga shteti pasi në të kundërt fshati nuk mbijeton dot dhe i gjithë prodhimi vjen më pas nga importi.

Shumë fermer në zona të ndryshme janë rikthyer tek kafshët për të kryer të gjitha proceset e punimit të tokësdhe kultivimit të kulturave të ndryshme bujqësore./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit