Qyteti i Peshkopisë ka qenë ndalesa e radhës e Paradës së makinave retro, duke dhuruar spektakël në shesh dhe rrugët e qytetit verior. Automjete të vjetra të viteve ’40-’80 kanë parakaluar nën tingujt e muzikës.
Rrallë ndodh që të shohësh në rrugë automjete që kanë shënjuar historinë. Dibranët e kanë pasur këtë mundësi ditën e sotme kur parakaluan para shtëpive të tyre makinat e viteve ’40-’80. Parada Retro solli 48 automjete të ruajtja e mirëmbajtura nga koleksionistët e mbarë vendit.
Automjetet fillimisht u vendosën në bulevardin “Elez Isufi” të qytetit, ku u vizituan nga qindra qytetarë dhe nostalgjik të këtyre mjeteve të para shumë dekadave.
Nën organizimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor në bashkëpunim me bashkinë e Dibrës si dhe me koleksionistët e makinave të viteve 40 – 80’ aktiviteti tërhoqi vëmendjen e mjaft qytetarëve.
Në këtë ekspozitë të makinave Retro të pranishëm ishin edhe Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja, Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, Kryebashkiaku i Dibrës, Rahim Spahiu etj./btvnews.al