Për ditën e sotme priten reshje mesatare në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Berat dhe Korçë.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet nga 16 deri në 20°C, në vendet e ulëta nga 15 deri në 19 °C dhe në vendet malore nga 7 deri në 13°C.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente deri e fortë, kryesisht në bregdet dhe zonat malore./btvnews.al