Një lajm i papritur vjen nga Parisi. Duket se aventura e Lionel Messit në Francë është drejt fundit dhe argjentinasi do të largohet në fund të sezonit.
Ky lajm është bërë publik nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, i cili shkruan në mediat sociale se marrëdhënia mes ‘Pleshtit’ dhe PSG ka mbaruar.
Sipas tij çdo gjë është mbyllur dhe do jetë vetëm deklarata publike për të konfirmuar ndarjen.
“Në prapaskenë, tashmë kuptohet se babai i Leos, Jorge, ia ka komunikuar vendimin PSG-së tashmë një muaj më parë për shkak të projektit. Kjo ishte pika e fundit e thyerjes”, shkruan gazetari./btvnews.al
🚨 Messi will leave Paris Saint-Germain at the end of the season. There are no doubts about that anymore.
Behind the scenes, it’s now understood that Leo’s father Jorge communicated the decision to PSG already one month ago due to the project.
It was the final breaking point. pic.twitter.com/Bwehuvyq1E
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 3, 2023