E enjte, 21 Nëntor, 2024

Edi Rama në Mat: Amanet për gratë e të djathtëve, nëse nuk i bindni burrat më 14 maj, mbyllini në shtëpi

Kryeministri Edi Rama vijoi sot takimet elektorale ku ndalimi i radhës ishte me qytetarët e Matit.

Kryesocialisti pati një “amanet” për gratë e demokratëve, të cilave u tha se duhet t’i bindnin burrat të shohin përpara më 14 maj, ose t’i mbyllin brenda.

Rama tha ata që do të votojnë “Bashkë fitojmë me Like floririn më 14 maj, do t’u rrotullohen në varr stërgjyshërit dhe do t’u dalin në ëndërr”.

“Kam një lutje për gratë e Matit. Kapini të gjitha gratë, komshiet, dhe gratë që i kanë burrat djathtas, nxitini për t’i marrë me vete për të ecur vetëm përpara në 14 maj, Bashkia është grua, qeveria është burrë.

Imagjinoni sikur të ikni ju një muaj t’ja u lini një muaj shpinë burrat, shihni ça bëhet. Do i gjeni burrat rrugëve që s’do i dinë më shtëpitë, kështu është dhe bashkia, është nikoqirja e gjithë komunitetit.

Do merret me pastrimin, do vijnë gocat, si të vijnë natën dhe jut ë rrini në ankth se do t’i hajë ujku. Bashkia është e zonja e kësaj shtëpie të madhe, prandaj gratë qe e mbështesin PS, pse e mbështesin, se kanë tendencën të shohin ku është puna. Nuk e thoshte kot Thecer, do me bo muhabet bëje me burra, do me mbaru punë mbaroje me gratë.

Amanet gratë e këtyre të djathtëve, edhe kur kanë ndonjë burrë që s’mbush bindeni ta mbyllni në shtëpi më 14 maj se është turp i madh shumë i djathë që s’mbush shkon te fleta votimit Bashkë Fitojmë, atij tjetri i është zhdukur emri.

Like Floriri përfaqëson të djathtën, do t’ju rrotullohen gjyshërit në varr, do t’ju dalin stërgjyshërit në ëndërr të thonë ça më bëre or çun.

Nderin e të djathtës mund ta shpëtojnë vetëm gratë, unë kam shumë besim.”-tha Rama nga Mati. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit