E enjte, 21 Nëntor, 2024

Foto-Detajet patriotike! Prova e parë e Albinës dhe familjes Kelmendi në Eurovision

Albina Kelmendi me familjen e saj kanë filluar rrugëtimin e tyre në Liverpool, me shpresat për ta përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në skenën e Eurovisionit.

Sot, Shqipëria pati provat e para në këtë skenë, dhe nga pamjet që ka publikuar faqja e Eurovision, duket se performanca e tyre do të jetë drithëruese.

Në paraqitjen e tyre skenike, të gjashtë anëtarët e grupit janë të veshur me të zeza ndërsa në skenë mbizotëron edhe ngjyra e kuqe.

Albina dhe Familja Kelmendi do të performojnë në gjysmë-finalen e dytë të Eurovisionit, me 11 maj, e 14-ta në rend. Këtë edicion, Eurovisioni mbahet në Liverpool në Britani të Madhe.

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit