E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Guvernatori Sejko: Norma bazë e interesit mbetet e pandryshuar në nivelin 3%

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka bërë të ditura vendimet e marra në mbledhjen e sotme të Këshillit Mbikëqyrës.

Në një konferencë për mediat, Sejko njoftoi se norma bazë e interesit, norma e interesit të depozitës njëditore në Bankën e Shqipërisë dhe norma e interesit të kredisë njëditore në Bankën e Shqipërisë, kanë mbetur të pandryshuara.

Më 3 Maj 2023, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin e Politikës Monetare.

Pasi diskutoi mbi zhvillimet ekonomike e monetare në vend dhe mbi ecurinë e pritur të tyre, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi: të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 3.00%; të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës njëditore në Bankën e Shqipërisë, në nivelin 2.00% dhe të mbajë të pandryshuar normën e interesit të kredisë njëditore në Bankën e Shqipërisë, në nivelin 4.00%“, sqaroi guvernatori./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit