E shtunë, 19 Prill, 2025

“Karroca me qenë nuk tërhiqet. Për të lehur po”, Rama sulmon Berishën gjatë takimeve në Bulqizë: Merreni “non gratën” te dhoma e gjumit

Kryeministri Edi Rama gjatë ditë së sotme është ndalur në qarkun e Dibrës, ku ka zhvilluar takime në të gjitha qytetet. Nga Bulqiza ai ka sulmuar ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Metën.

Rama tha me ironi se nëse do të jetë puna për të tërhequr karrocën, një kal ka Shqipëria, duke nënkuptuar Partinë Socialsite, ndërkohë për opozitën përdoi fjalë fyese.

Po ishte puna për të tërhequr karrocën, një kal ka Shqipëria, PS-në. Karroca me qenë nuk tërhiqet. Për të lehur po, për të leh dhe për të kafshuar kur nuk e ke mendjen. Sot jemi në një kthesë të madhe për Shqipërinë.

Fakti që po rrisim rrogat si asnjëherë më parë dhe fakti që do të shkojmë në 900 euro si asnjëherë në Shqipëri… Ishim me Belindën aty te terminali dhe më tha njëri, ore ti je i çmendur, do bësh investim në Bulqizë. Një sekond. Në datën 14 nuk shkohet në votim për tifozllëk.

Ka nga ata që thonë nuk e shoh dot me sy Ramën, është e thjeshtë, mua më pushkaton me një të shtypur të sustës së televizorit dhe çoje te syri i zorrës qorre pastaj.

Nëse nuk rri dot pa këta, merre non gratën te dhoma e gjumit dhe liken në korridor te dera e banjos. Por vota është kë do të marrim në punë 4 vite“, tha ndër të tjera kreu i qeverisë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit