E premte, 22 Nëntor, 2024

Lajmi i mirë, ulet sërish çmimi i naftës. Benzina shkon në 175 Lekë për litër

Çmimi i naftës është ulur sërish. Në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme, Bordi i Transparencës ka vendosur që nafta do të shitet me 172 Lekë për litër nga 174 Lekë/litër që ishte më parë.

Ndërkohë benzina do të shitet me 175 Lekë për litër, ndërsa gazi me 66 Lekë për litër.

Sipas njoftimit, çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 3 Maj ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit