E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Pas shumë vonesash, hapet segment Plani i Bardhë-Qafa e Buallit në Rrugën e Arbërit

Në Rrugën e Arbrit, veprën më të madhe infrastrukturore të mezipritur për mbarë shqiptarët, u hap sot edhe segmenti rrugor Plani i Bardhë-Qafa e Buallit, i cili vonoi për shkak të gjeologjisë së terrenit.

Ky segment i ri që është pritur prej kohësh nga qytetër dibran do të shkurtojë më tej kohën e udhëtimit Tiranë – Dibër dhe do të rrisë në standardet optimale sigurinë rrugore.

Këto janë 10 kilometrat më të rëndësishme të Rrugës së Arbrit, duke qenë se kemi pasur
gjithmonë problematikën me skarpatet në këtë zonë. Tashmë qafa e Buallit del jashtë funksionit dhe do të përdoret vetëm për raste emergjence e aksesi për Rrugën e Arbrit do bëhet direkt nga Plani i Bardhë. Rruga për shkak se ka vijën e verdhë tregon që jemi akoma në kantier. Kështu që do duhet të vazhdojmë punimet, por pa ndërprerë trafikun”, shpjegoi Belinda Balluku.

Ndërkohë që kanë mbetur edhe 300 metrat e fundit në tunelin e Murrizit ku po ecet përditë
ngadalë deri në daljen që e mbyll përfundimisht këtë vepër të madhe infrastrukturore, e cila ka nisur të kthehet një motor i fuqishëm i zhvillimit ekonomik të gjithë zonës.

Edhe pse ky segment u hap pak ditë para zgjedhjeve, pritja e qytetarëve ka qenë shumë e gjatë, pasi projekti i Rrugës së Arbërit ka nisur që në kohën kur në qeveria ka qenë Sali Berisha, kohë në të cilën ishte hapur dhe një pjesë e mirë e trasesë së rrugës./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit