E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

“Sjellje josportive”, Komisioni i Disiplinës dënon zyrtarin e klubit të Bulqizës dhe dy lojtarë

Një zyrtar i ekipit të Bulqizës dhe dy lojtarë janë dënuar nga Komisioni i Disiplinës për shkak të sjelljes jo sportive.

Në vendimin e marrë sot mësohet se Ervis Alliu është dënuar me 2 ndeshje pezullim, ndërsa futbollistët, Mirjan Pepa dhe Sildi Lika janë dënuar përkatësisht me 5 dhe 4 ndeshje pezullim.

Zyrtari i F.C Bulqiza, Ervis Alliu, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i F.C Bulqiza, Mirjan Pepa, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes , në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i F.C Bulqiza, Sildi Lika, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes , në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti“, njoftohet nga Komisioni i Disiplinës./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit