Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj, fituesi dhe vendi i dytë i Big Brotherit të vitit të shkuar do të rikthehen mbrëmjen e sotme në shtëpinë e vëllait të madh.
Dy protagonistët kryesor të spektaklit do të kosnumojnë darkë me katër finalistët e këtij edicioni, Luizin, Deamishelin, Efin dhe Kristin.
Lajmin e kanë bërë me dije balerini dhe moderatori nëpërmjet postimeve të bëra në Instagramin e tyre.
Mbetet për t’u parë sesi do të jetë pritja që do t’u bëhet atyre nga finalistët të cilët kanë shprehur mendimet e tyre edhe për edicionin e mëparshëm që u fitua nga Ilir Shaqiri./btvnews.al