E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Dënohet me 30 vite burg shqiptarja në Itali, vrau ish-vjehrrit, u copëtoi trupat dhe i futi në valixhe

Elona Kalesha është dënuar me 30 vite burg në Itali, pasi vrau ish-vjehrrit i copëtoi dhe i futi në një valixhe. cronaca është bërë me dije nga mediat në Itali, pasi ka qenë Gjykata e Firences ajo që ka dhënë vendimin për Kaleshën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur disa vite më parë dhe tronditi të gjithë opinionin publik në Itali dhe Shqipëri. Në dhjetor të vitit 2020 u gjetën në valixhe trupat e Teuta dhe Shpëtim Pashkos të cilët u zhdukën që prej tetorit të vitit 2015.

Ata ishin vrarë dhe copëtuar nga nusja e tyre. Elona Kalesha kishte të planifikuar vrasjen e prindërve të ish-të dashurit të saj për shkak të shumës së parave që ato mbanin me vete.

Dyshimet mbi shqiptaren u ngritën pasi ajo ishte e fundit që i kishte parë dhe kishte qenë pikërisht ajo, e cila kishte marrë me qira atë shtëpi në emrin e saj ku kishte fshehur dhe trupat e pajetë.

Por u pa nga fqinjët të lëvizte valixhe që mbanin erë “mishi të kalbur”, gjë që sollën edhe zbardhjen e ngjarjes së rëndë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit