E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Do ketë kthjellime dhe vranësira, mësoni si do të jetë moti për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe prej mesdite shtim gradual të vranësirave. Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mesditës me intenistet të ulët e lokalisht mesatar.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, hera-herës reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në orët e mbrëmjes pritet ndërprerje e reshjeve të shiut në të gjithë vendin.

Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi 10m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1 deri 2 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zonat malore 8 deri 18°C, në zonat e ulëta 9 deri 22°C dhe në zonat bregdetare 10 deri 19°C./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit