E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Dyshohet se do të kalonte të miturën drejt Maqedonisë së Veriut, policia arreston 37-vjeçarin

Një 37-vjeçar me inicialet J.K., është vënë në pranga, pasi është kapur duke kaluar në mënyrë të paligjshme drejt territorit të Maqedonisë së Veriut një 15-vjeçare kundrejt pagesës.

Ai është arrestuar si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë Kufitare, në kufi të gjelbër.

Policia ka sekuestruar një sasi eurosh, një celular dhe një automjet me të cilin dyshohet se do të transportonte të miturën.

Njoftimi i policisë:

Qafë Thanë

Tentoi të ndihmonte një shtetase të mitur, kundrejt pagesës, që të kalonte ilegalisht kufirin e gjelbër me Maqedoninë e Veriut, vihet në pranga 37-vjeçari. Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, ndaluan me iniciativë shtetasin J. K., 37 vjeç, banues në Pogradec.

Ky shtetas është kapur si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë Kufitare, në kufi të gjelbër, duke tentuar që të kalonte në mënyrë të paligjshme, drejt territorit të Maqedonisë së Veriut, një 15-vjeçare, kundrejt pagesës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi eurosh, një celular dhe një automjet në pronësi të shtetasit J. K., me të cilin dyshohet se do të transportonte të miturën.

Vijon puna për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë, të dyshuar të implikuar në këtë rast. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit