E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

EMRAT – U kapën në një ‘shtëpi bari’ në Britani, dënohen 4 shqiptarët

Katër të rinj shqiptarë janë arrestuar nga policia në Britaninë e Madhe, pasi janë kapur në një fermë kanabis.

Mediat vendase bëjnë me dije se më shumë se 1000 bimë kanabisi u zbuluan në një ndërtesë në qendër të qytetit Barrow pasi banesa u bastis nga policia, ku brenda godinës u kapën dhe shqiptarët.

Edi Çepele, 28 vjeç, 27-vjeçari Erjo Çepele, 29-vjeçari Andi Kola dhe Mikel Xhafa, 19 vjeç, u deklaruan fajtorë për akuzën e kultivimit të kanabisit nga Gjykata e Preston Crown.

Avokatët që përfaqësonin grupin i thanë gjykatës se ata punonin si ‘kopshtarë’ në ndërtesën e përshtatur, ndërsa të rinjtë u akuzuan gjithashtu për posedim të kanabisit me qëllim furnizimin, por të gjithë e mohuan akuzën para gjykatës./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit