E martë, 26 Nëntor, 2024

Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, ulet nafta, ja sa do të shiten benzina e gazi

Bordi i Transparencës ka vendosur sot sërish ndryshimi ne çmimeve të karburanteve. Nafta dhe benzina ulen me 3 lekë/litër, ndërsa gazi me 4 lekë.

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 4 Maj 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.

Nafta do të shitet jo më shumë se 169 lekë/litri; benzina e standardit SSH EN do të jetë jo më shumë se 172 lekë/litri; gazi 62 lekë/litri.

Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 02.05.2023, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 740, -35 nga data 02.05.2023, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 633, -24 nga data 02.05.2023, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar ulje në 101.18 (- 0.62 nga data 02.05.2023).

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 169 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 157 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 172 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 161 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 62 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 50 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 75 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 4 Maj ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit