E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

VIDEO – Hapja e segmentit Qafa e Buallit – Plan i Bardhë, vijon normalisht qarkullimi i mjeteve në Rrugën e Arbërit

Është hapur për qarkullimin e mjeteve segmenti i vetëm i rrugës së Arbrit në fshatin Plan i Bardhë. Ka qenë vetë kryeministri Edi Rama dhe Zv/kryeministrja Belinda Balluku të cilët pasditen e së mërkurës kanë bërë hapjen e kësaj rruge që shkurton ndjeshëm distancën mes Dibrës, Bulqizës e Planit të Bardhë me Tiranën.

Sipas zëvendëskryeministres Belinda Balluku, shkak për vonesën në hapjen e këtij segmenti ka qenë paqëndrueshmëria në skarpatat e saj.Ndërkohë, segmenti është hapur për qarkullim provizor të cilën e tregon edhe sinjalistika që është vendosur në të. Shpejtësia e lejuar në këtë segment rrugor për momentin do të jetë e njëjtë si në segmentet e tjera.

Po ashtu është punuar edhe për mbrojtëset metalike anësore por që ende nuk janë vendosur të gjitha. Po ashtu në tunelet që përfshin ky segment rruge nga Qafa e Buallit deri në fshatin Fshat, është vendosur ndriçimi, por puna vijon për sinjalistikën e brendshme të këtyre tuneleve./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit