E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Zgjedhjet lokale/ Testohet votimi dhe numërimi elektronik, Celibashi: Fshehtësia e votës 100%, rezultati në 3 bashki pritet të dalë për 30 minuta

Votimi dhe numërimi elektronik garanton 100% të fshehtësisë së votës sipas kryekomisioneri Ilirjan Celibashi. Kreu i KQZ u shpreh se po bëhet testimi i pajisjeve të identifikimit elektronik dhe votimit elektronik.

Ai u shpreh se pajisjet kanë përmbushur kërkesat e KQZ nga ana teknike për sigurinë dhe garancinë e procesit të votimit dhe fshehtësisë së votës.

Sipas tij në tre bashkitë ku do të aplikohet, Elbasan, Vorë dhe Kamëz, rezultati pritet që të dalë brenda 30 minutave.

“Procesi ka shkuar shumë mirë. Funksionaliteti i pajisjeve në përputhje me manualet. Po testojmë dhe procesin e transmetimit të të dhënave pas votimit. Pajisjet kanë përmbushur kërkesat e KQZ nga ana teknike për sigurinë dhe garancinë e procesit të votimit dhe fshehtësisë së votës. Fshehtësia e votës e çdo qytetari kur votojnë nëpërmjet pajisjes së votimit elektronik është 100% e sigurt dhe nuk ka asnjë mënyrë për të verifikuar se për ka votuar X apo Y votues. Kjo është 100% e sigurt”, u shpreh ai. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit