Një vajzë me origjinë shqiptare në Itali është vrarë me armë zjarri në Savona. Sipas mediave vendase bëhet me dije se viktima është Daniela N..
Deri tani për vrasjen akuzohet i dashuri i saj, i cili e ka qëlluar me një plumb në kokë dhe më pas është vetëdorëzuar në polici. Krimi i rëndë ndodhi rreth orës 02:00 pas mesnate për motive xhelozie.
Ishte pikërisht ai që njoftoi policinë dhe kërkoi ndihmë mjekësore për 28-vjeçaren shqiptare pasi e qëlloi.
Ai i tha policisë se ngjarja ndodhi pas një debati me të dashurën e tij shqiptare, e cila kërkoi t’i jepte fund lidhjes./btvnews.al