E mërkurë, 4 Dhjetor, 2024

Ish-banorja e BBV akuzon rëndë Kiarën: Më ka kërcënuar me jetë, ishte me një të afërm të saj që i punon në ministri

Ish-konkurrentja e Big Brother VIP, Tea Trifoni, ka akuzuar Kiara Titon se e ka kërcënuar me jetë së bashku me një të afërm të saj.

E ftuar në një emision në Top Channel, Tea tha se gjithçka ka ndodhur brenda ambienteve të televizionit.

Por ajo që e bën edhe më të bujshme këtë ngjarje që nuk dihet nëse është e vërtetë, është fakti që sipas Teas, i afërmi i Kiarës që e ka kërcënuar, është punonjës në ministri.

“Te dera e Topit më kanë kërcënuar. Gjithë produksioni i BBV është në dijeni për këtë. Kiara me burrin e tezes së saj, a familjarin a ça ishte, më tha do të marr zvarr, do të të vras je kështu je ashtu, është punonjës ministrie ai tjetri, “Shqipëria që Duam”.

Më thanë që është burri i tezes së saj. I thashë thjesht që hajde, por ai iku. Po aty kishte dëshmitar madje edhe Ronaldo edhe më tha të lutem mos fol. Njerëzit janë shumë ndryshe mbrapa skene, Kiara nuk thotë asgjë para kamerave, por kur fiken çfarë nuk thotë, shan etj. Kam folur me prduksionin, me Kiarën jo, ajo nuk u ftua në një prime prej kësaj gjëje. Më thanë bëje publike”, tha Tea./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit