E martë, 3 Dhjetor, 2024

Kurorëzimi i mbretit Charles në Britani nuk pëlqehet nga të gjithë, antimonarkistët organizojnë protesta

Për britanikët sot është një ditë e shënuar, pasi do të kurorëzohet mbreti Charles III, i cili pason në këtë detyrë mbretëreshën Elisabeth.

Por jo të gjithë duket se janë dakord me sistemin monarkik në vend. Teksa anëtarët e familjes mbretërore po bëjnë përgatitjet e fundit para mbërritjes në Westminster Abbey, ku do të mbahet momenti historik i kurorëzimit të Mbretit Charles III grupime antimonarkiste janë mbledhur në Londër.

Mes turmave të britanikëve dhe njerëzve që kanë ardhur nga e gjithë bota për të parë ceremoninë, nuk kanë munguar edhe ata që janë kundër monarkisë dhe mbretit.

Protestuesit janë mbledhur në Londër dhe në duar mbajnë pankarta me thirrje kundër mbretit dhe monarkisë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit