Festa e Shën Gjergjit e cila festohet çdo datë 6 Maj ka një origjinë të hershme e kjo besoj se ishte ndarja përfundimtare mes dimrit dhe verës. Në historinë e saj kjo festë personifikon ardhjen e stinës së verës dhe ishin banorët që mbarështonin bagëti të cilët gëzoheshin që kishin kaluar dimrin.
E pikërisht për këtë kryheshin disa rite që nga zgjimi herët e deri tek spërkatja me ujë e bagëtisë. Banorët e fshatit Bel në Bashkinë Klos shprehen se kjo festë e ka humbur simbolikën pasi numri i bagëtive ka rënë ndjeshëm për shkak të largimit masiv nga fshati të njerëzve.
Dita e Shën Gjergjit festohet për ta përjetuar ndaljen e dimrit dhe ardhjen e stinës së verës. Gjurmët shkojnë larg në lashtësinë ilire atëherë kur ata besonin në shumë perëndi. Megjithatë, qe disa qarqe mundohen ta mitizojnë këtë dite, kjo është shfaqur diku pas ardhjes se krishterimit ne trevat e Ballkanit dhe Azisë se Vogël.
Fillon me 5 Maj pavarësisht prej krahinës shqiptare vazhdon deri me 15 maj. Shën Gjergji është festë me shume rite : gjelbërim, ndezje e zjarreve rituale në vende publike, mbledhje lulesh e thurrje kurorash nga fëmijët, lagia e njerëzve të shtëpisë me “ujë pa fol”, shilarthi (salanxhaku) i fëmijëve në pemë (apo dyer të oborrit), rite në ara e ndër bagëti për mbarësi./btvnews.al