E martë, 3 Dhjetor, 2024

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga Berati deklaroi se kryeministri Edi Rama është arkitekti i korrupsionit në vend, ndërsa shtoi se ky qytet do ta ndëshkojë arrogancën e Rilindjes.

Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve në takim, Meta tha se Berati dhe qytete të tjera po vuajnë nga shpopullimi.

Mes të tjerash Meta i bëri thirrje qytetarëve që të votojnë për Zija Ismailin, pasi ai do të hapë dyrtë e bashkisë për të gjithë.

“Edi Rama, arkitekti i shkatërrimit të Durrësit, me Velierën atje 10 mld lekë, që ka goditur zemrën e atij qyteti. Edi Rama, arkitekti i asaj kulle në Korçë. Rama, arkitekti i prishjes së Sheshit të Flamurit. Ka ardhur koha, dhe jam i bindur, që të japë llogari. Ai premtoi para 10 vitesh ishullin e Beratit. Votoni Zija Ismailin, pasi ai do t’ju hapë dyert e bashkisë për të gjithë. Do të kalojmë nga korrupsioni tek transparenca”, tha Meta, në takimin ku shoqërohet dhe nga aleati i tij, ish-kryeministri Sali Berisha. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit