E martë, 3 Dhjetor, 2024

Bulqizë/ Kamionçina me gurë bie në oborrin e banesës, humb jetën 55-vjeçari

Ditën e sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Shtushaj të Bulqizës.

Sipas njoftimit të policisë shtetasi A.T., nk ka siguruar mire automjetin e tij dhe për pasojë ka goditur për vdekje 55-vjeçarin.

Materialet proceduriale i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Bulqizë/Informacion paraprak

Në fshatin Shtushaj në Bulqizë, shtetasi A.T., 39 vjeç, duke ngarkuar automjetin e tij tip kamionçinë me gurë, nuk ka siguruar mirë automjetin dhe si pasojë automjeti ka rrëshkitur duke rënë në banesën e shtetasit I.D., rreth 55 vjeç.

Shtetasi I.D, në momentin e rënies së automjetit ndodhej në oborrin e banesës dhe për pasojë ka humbur jetën, pasi e ka goditur automjeti.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Bulqizë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit