Ne nje dite te bukur, ku rrezet e diellit ngrohnin me shume,me nje organizim korrekt te bashkise, u be edhe hapja e sezonit te ri turistik ne Bulqize.
Dhjetra te rinj e te reja,te veshura me kostumet e bukura popullore te zones,nen tingujt e muzikes pushtuan pedonalen e qytetit duke kenduar e kercyer.
Stendat e ngritura ne qender te qytetit ekspozuan gatimet tradicionale te rrethit,ku nxenesit e shkollave te mesme dhe ato 9-vjecare kishin pergatitur,te cilat u shijuan nga pjesemarresit. Ne kete aktivitet pershendeti edhe kryetari i bashkise Gezim Xhafa.
Vizitoret e ketij panairi mbeten te kenaqur nga menyra e organizimit duke shijuar edhe interpretimin me nivel te larte te kengetareve dhe valltareve nga te gjitha zonat e rrethit. Tashme Bulqiza prej me shume se kater vitesh eshte rikthyer ne nje atraksion turistik, duke terhequr shume turiste te huaj. /btvnews.al