E mërkurë, 4 Dhjetor, 2024

Shqiptari vret të bijën 16-vjeçare dhe një shtetas italian, plagos ish-gruan

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fogia të Italisë. Një 45-vjeçar shqiptar ka vrarë me thikë vajzën e tij 16-vjeçare dhe një 51-vjeçar italian, i identifikuar si Massimo De Santi.

Karabinierët arrestuan babanë e të resë, me profesion bukëpjekës.

Ngjarja ka ndodhur në Torremaggiore, në provincën e Foggia, natën mes 6 dhe 7 majit. Mësohet se vrasësi është shtetasi shqiptar Taulant Malaj, 45 vjeç, i cili tashmë është arrestuar. Viktimat janë vajza e tij, Xhesika, dhe një tregtar italian 51-vjeçar, Massimo De Santis. Ish-gruaja e atentatorit, gjithashtu shqiptar, Tefta Malaj, 39 vjeç, (ishin ndare, por jo ligjërisht) ka mbetur e plagosur dhe ndodhet në spitalin e Foggia.

Vajza vdiq në tentativë për të mbrojtur nënën e saj nga agresioni i të atit, duke i dalë para.

Pista e mundshme e krimit është ajo e xhelozisë. Vrasësi, dyshohet se vrau 51-vjeçarin në shkallët e ndërtesës në via Togliatti. Menjëherë pas kësaj ai dyshohet se ka hyrë në shtëpi me qëllim që të vriste ish-gruan, por 16-vjeçarja ka ndërhyrë për të mbrojtur nënën e saj dhe është vrarë. Ndërkohë, gruaja ka arritur të arratiset dhe të lajmërojë policinë. Kur ushtarakët mbërritën në vendngjarje, ata bllokuan 45-vjeçarin, i cili sipas hetuesve po endej në zonë në kërkim të djalit tjetër pesëvjeçar që kishte me 39-vjeçaren. Po ashtu është gjetur dhe arma e krimit, një thikë kuzhine.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit