Një 24-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident rrugor në Itali. Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës rreth orës 23:30 në qytetin Imola.
Sipas asaj që shkruajnë mediat vendase, i riu po udhëtonte si pasagjer në një makinë tip “Mercedes CLK”.
Ka qenë një devijim i papritur që ka bërë që automjeti të humbte kontorllin dhe të dilte nga rruga, e më pas të përplasej me një pemë.
Pasojat kanë qenë fatale për të riun shqiptar që qëndronte në sediljen e përparme të pasagjerit
Shoferi i makinës, një 23-vjeçar po ashtu shqiptar dhe një 19 vjeçar rumun mbetën të plagosur. Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende, por hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes./btvnews.al