E martë, 3 Dhjetor, 2024

Albina Kelmendi në tapetin e Eurovizion 2023: Jemi shumë krenarë që përfaqësojmë Shqipërinë

Albina Kelmendi, së bashku me familjen e saj, nga Liverpuli, kanë performuar në tapetin e Eurovizionit 2023, ku kanë zhvilluar një intervistë të shkurtër me dy prezantuesit e kësaj ngjarje, Timur Miroshnychenko dhe Sam Quek.

Albina, e cila përfaqëson Shqipërinë me këngën “Duje”, i është përgjigjur edhe kureshtisë së prezantuesve, nëse paraqitja e saj në Eurovizion ka qenë edhe ëndërra e gjyshit të saj.

“Ka qenë ëndërra e gjyshit me prezantuar Shqipërinë në Eurovizion. Ne jemi shumë krenar që po e përfaqësojmë Shqipërinë, të cilën gjyshi jonë e deshi aq shumë”- komentoi Albina.

Gjatë bashkëbisedimit, familja Kelmendi ka komentuar edhe veshjen e saj, si dhe bizhutë e vendosura në fustan.

“Janë bizhu të vjetra ilire, të cilat përfaqësonin gruan e fortë shqiptare. Ato janë të improvizuara. Albina, tani, po përfaqëson kulturën shqiptare dhe ilire.”– komentoi familja Kelmendi.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit