Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, akuzon Sali Berishën se po shpif kundër PD.
Në një postim në mediat sociale, teksa publikon paasqyrimin që media i ka bërë fushatës, Alibeaj shkruan se Berisha në bashkëpunim me Ramën po marrin të gjithë vëmendjen televizive. Ai shton se kjo bëhet për të mbytur opozitën e vërtetë dhe Partinë Demomratike që drejtohet prej tij.
POSTIMI I PLOTË:
Sali Berisha nuk le ditë pa shpifur kundër PD dhe për këtë në dispozicion të tij janë shumica e TV private, me në krye TV publik shqiptar.
Mjafton të shqyrtohen me pak vëmendje pasqyrat e monitorimit të televizioneve gjatë fushatës dhe duket qartazi që zotëruesi i vërtetë i shumicës së medias, Edi Rama, i ka dhuruar kohë televizive partnerëve të tij të politikës së vjetëruar të non gratave.
Ndaj çjerrjet e dëshpëruara të Sali Berishës dhe Ilir Metës, kanë sot zë më shumë se çdo alternativë tjetër. Sepse më të interesuarit për të mbytur zërin e opozitës dhe alternativën e saj, janë treshja, me qëllimin e përbashkët të mbajtjes fort të njëri-tjetrit në skenën e vjetëruar të politikës shqiptare./btvnews.al