Sali Berisha nga takimi elektoral në Sarandë ka sulmuar Belinda Ballukun, e cila është e dërguar e PS në qarkun e Dibrës. Në fjalën e tij, Berisha tha se Balluku ka zbritur bashkë me mafien nga Peshkopia në Sarandë me çantë me para me vete.
Ai u bëri thirrje qytetarëve të mos kenë frikë dhe të denoncojnë të gjitha padrejtësitë që u bën qeveria.
“Shikoni se çfarë bën mafia, zbret Belinda Ballukun nga Peshkopia ku e ka dërguar, në Konispol. Po pse? E zbret me valixhe me para, po, ju them unë ju. Sepse në Ballkan, pas Edi Ramës, ajo është hajdutja e dytë më e madhe. Po pse e them këtë, sepse ajo zbraz digat, pasurinë tuaj publike gjithë verën, në një kohë kur ligji nuk e lejon zbrazjen.
E shet energjinë me 20-30 euro tek sekserëve të saj dhe ata po këtë energji e rishesin në bursë me 150-180 euro dhe këto i fut ndrikulla në xhep, i vjedh dhe inkason. Kush mund të dyshojë për këtë ju the se, 3 javë më parë inauguruan bursën me ndërhyrje të fortë ndërkombëtare sepse u bë e qartë çfarë vjedhje e tmerrshme bëhej me energjinë.
Doli e na tha se tani s’ka më, tani energjia do të shitet në bursë. Ku u shit energjia dy javë më parë, përsëri siç e shiste më parë, përsëri me sekserë, përsëri jashtë burse dhe me ato para është turrur drejt Konispolit“, deklaroi ndër të tjera Berisha./btvnews.al