Ditën e sotme është arretsuar Arsen Troca pasi ditën e djeshme për një aksident të ndodhur në fshatin Shtushaj, Bulqizë ku për pasojë ka humbur jetën Izmir Dumani, 55-vjeç.
Policia bën medije se shtetasi Arsen Troca, 39-vjeç dyshohet se nuk kishte siguruar mirë, automjetin e tij tip “Benz”, automjeti ka rrëshkitur dhe ka rënë në oborrin e banesës së shtetasit Izmir Dumani duke e goditur dhe për pasojë humbi jetën.
Materialet proceduariale i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Në vijim të informacionit të dhënë pasditen e djeshme, për një aksident të ndodhur në fshatin Shtushaj, Bulqizë, ju informojmë se në vijim të veprimeve procedurale të kryera nga specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore, për këtë rast, është arrestuar në flagrancë shtetasi A. T., 39 vjeç, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se për shkak se nuk kishte siguruar mirë, automjetin e tij tip “Benz”, automjeti ka rrëshkitur dhe ka rënë në oborrin e banesës së shtetasit I. D., ku e ka goditur këtë shtetas dhe për pasojë shtetasi I. D. humbi jetën.
Materialet proceduariale i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /btvnews.al