Për javën që presim vendi ynë do të ndikohet përsëri nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, për ditën e sotme dhe të martën moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash deri të dendura më të theksuara në relievet malore në lindje.
Sot vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu në relievet malore në veri ndërsa për ditën e nesërme reshjet e shiut shtrihen edhe në lartësitë kodrinore. Këto reshje do të jenë kryesisht më intenistet të ulët por nuk do të mungojnë edhe shtrëngatat afatshkurtra.
Duke filluar nga dita e mërkurë moti parashikohet kryesisht i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar. Reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Për ditën e enjte në zonën e jugperëndimit dhe ditën e premte në veriperëendim reshjet parashikohen me intensitet deri dhe të lartë./btvnews.al