E hënë, 2 Dhjetor, 2024

“Duhet të bëni kujdes në…”, mësoni parashikimin e horoskopit për këtë të hënë

DASHI- Dita është ideale për ndjenjat prandaj mos u mbyllni në shtëpi. Për sa i përket punës, është më mirë të mos nënvlerësoni kontaktet e reja, që do të jenë shumë të dobishme për të ardhmen.

DEMI- Duhet të bëni kujdes nga polemika në dashuri që mund të çojnë në diskutime të këqija me partnerin. Në punë ka diçka për të rishikuar sidomos nga pikëpamja financiare.

BINJAKËT- Në dashuri ka diçka që do të ndryshojë por në një mënyrë pozitive, prandaj mos u shqetësoni. Në punë duhet të kultivoni kontakte, sepse do të ketë një mënyrë për të nisur projekte të reja në muajt në vijim.

GAFORRJA- Jeni në ngërç në dashuri dhe nëse ka diçka që mbani brenda tregojini partnerit tuaj. Në punë, megjithatë, ka pakënaqësi. Do të dëshironit diçka më shumë. Jeni të lodhur nga rutina e zakonshme dhe dëshironi të vlerësoheni në një mënyrë që nuk ka ndodhur prej kohësh.

LUANI- Në dashuri jeni shumë i qetë në këtë periudhë të fundit ndaj shijojini të gjitha. Për sa i përket punës, Jupiteri është i favorshëm, prandaj edhe vështirësia më e vogël do të zgjidhet.

VIRGJËRESHA- Ditë e bukur për ndjenjat ndaj organizoni diçka për të bërë së bashku me partnerin tuaj. Në punë vështirësitë do zgjidhen shumë shpejt. Do të jeni në gjendje të arrini gjëra të mëdha dhe të tregoni vlerat tuaja.

PESHORJA- Hëna sjell emocione të mira në këtë ditë, prandaj përpiquni të jeni më pak kritikë se zakonisht. Në punë duhet të tregoheni të kujdesshëm dhe të mos e teproni. Rrezikoni të bëni gabime të cilat më pas do t’i paguani shtrenjtë.

AKREPI- Në dashuri do të ishte më mirë të shmangni diskutimet dhe të mendoni për këtë përpara se të flisni. Gjithçka shkon mirë në punë, mjafton t’i kushtoni vëmendje shpenzimeve.

SHIGJETARI- Kjo është një kohë e shkëlqyer për çiftet që e duan njëri-tjetrin. Jupiteri ndihmon veçanërisht për të bërë projekte afatgjata. Në punë, profesionistët e lirë favorizohen nga yjet.

BRICJAPI- Nëse keni përjetuar një tension në dashuri do të jeni në gjendje ta zgjidhni atë dhe të kuptoni shkaqet. Në punë keni nevojë për më shumë vëmendje prandaj përpiquni të kuptoni se çfarë dëshironi në të vërtetë.

UJORI- Janë të favorizuara takime të reja, ndaj lëreni veten dhe tregohu më i hapur me të tjerët. Në punë, kërkoni qetësinë, ndaj mbajeni larg shpirtin tuaj rebel.

PESHQIT- Në dashuri hëna është e kundërt kështu që mund të ketë ndonjë shqetësim të vogël në dashuri, por nuk ka asgjë serioze. Në punë keni nevojë për durim sepse do të vijnë kënaqësi të mëdha./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit