Pak ditë pas arratisjes së 13 personave, mes të cilëve edhe shqiptarë, mediat në Britani kanë bërë trë mundur identifikimin e të gjithë atyre që ikën nga qendra e emigracionit.
Mësohet se mes 13 personave të arratisur , nga Yarl’s Wood afër Bedford të Britanisë janë dhe shqiptarët.
Mediat në Angli kanë publikuar dhe emrat e tyre dhe bëhet fjalë për Arnold Lleshaj, 27 vjeç, Ervin Morati, 20 vjeç dhe Luftim Hallaci, 20 vjeç.
“Ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për të identifikuar dhe gjetur personat përgjegjës. Unë do t’u bëj thirrje drejtpërdrejt këtyre tre personave që të dorëzohen”, kanë deklaruar autoritete britanike./btvnews.al