E shtunë, 30 Nëntor, 2024

Rama sulmon Berishën: Me “faqen e zezë” dhe kandidatët e tij duhet të merren shqiptarët

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me banorët e Beratit, në kuadër të fushatës zgjedhore të 14 Majit dhe prej andej sulmoi Sali Berishë.

Rama në fjalën e tij tha se qytetarët, nuk mund të merren me Berishën në 14 Maj, dhe e quajti “faqja e zezë” dhe u thënë qytetarëve se ditën e zgjedhjeve nuk mund t’i jepet vota një personi të padëshirueshëm për miqtë ndërkombëtarë.

“Kjo do të thotë që me atë dikushin duhet të merren shqiptarët, sepse tanimë ai është faqja e zezë e Shqipërisë në sytë e gjithë botës dhe shqiptarët duhet që të jenë shumë shumë të vëmendshëm dhe të vetdijshëm se patriotike nuk është të shkosh pas Berihajit, por atë faqe të zezë ta heqësh nga çdo pasqyrë ku reflekton Shqipëria.

Kandidatët e faqes së zezë të Shqipërisë dhe nuk ka pikë rëndësie se çfarë janë ata personalisht.

Më mjafton fakti që këta njerëz kanë pranuar të përfaqësojnë faqen e zezë dhe të premtojnë në emër të faqes së zezë dhe nuk janë të vetdijshëm që kanë turpëruar emrin e tyre, familjen e tyre dhe ata paraardhës që i kanë pasur në anën tjetër të historisë e politikës“, tha ndër të tjera Rama./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit