Një turist holandez që ishte duke notuar në lumin Osum e ka marrë rrjedha dhe dyshohet se ka humbur jetën. Ndërkohë bashkë shortja e tij të shpëtojë dhe ka shkuar në spital për ndihmë.
Policia menjëherë pas marrjes së njoftimit ka nisur punën për gjetjen e trupit të holandezit, me shpresën se mund të jetë i gjallë. Në ndihmë të shërbimeve të Policisë Vendore, janë nisur polumbarët e Repartit Special “RENEA”.
NJOFTIMI I PLOTË:
Më datë 08.05.2023, në spitalin e Çorovodës, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasja holandeze H. (V. A.) C. S., 64 vjeçe, e cila paraprakisht ka deklaruar se së bashku me bashkëshortin e saj, shtetasin J. A. S., 68 vjeç, ishin futur për të notuar në kanionet e lumit Osum.
64-vjeçarja ka mundur të dalë nga lumi, ndërsa bashkëshortin e saj e ka marrë rrjedha e ujit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, ato të DVP Berat, si dhe shërbimet zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në kanion dhe po vijojnë kërkimet në lumin Osum.
Në ndihmë të shërbimeve të Policisë Vendore, janë nisur polumbarët e Repartit Special “RENEA”, me qëllim gjetjen e shtetasit J. A. S. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rrethanave të kësaj ngjarjeje./btvnews.al