E diel, 22 Shtator, 2024

Aksident i rëndë , kamioni përplaset me makinën, humb jetën turistja gjermane

Një aksident me vdekje është regjistruar në aksin rrugor Qafë Thanë-Përrenjas, ku për pasojë një turiste gjermane ka humbur jetën. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:30. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se një kamion, që drejtohej nga shtetasi serb S. M., 50 vjeç, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasja gjermane U. S., 56 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje, shtetasja U. S. Gjithashtu, është dëmtuar dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve, shtetasi P. K., 50 vjeç, (pasagjer në automjetin me drejtuese shtetasen U. S.)

Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Elbasan kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale, drejtuesin e kamionit, shtetasin S. M. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon veprimet në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit