Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, është arrestuat nga forcat paraushtarake, sipas mediave lokale.
Siaps mediave ndërkombëtare, bëhet me dije se Khan u arrestua nga një gjykatë në Islamabad nën akuzën e korrupsionit.
“Makina e Imran Khan është rrethuar,” tha ndihmësi i Khan Fawad Chaudhry pa konfirmuar arrestimin e tij, por duket se ish-kryeministrit i janë vënë prangat dhe janë ngritur akuza zyrtare për të.
Mësohet se Khan po paraqitej në gjykatë me akuza për korrupsion, të cilat ai thotë se janë të motivuara politikisht, por aty ka ndodhur dhe prangosja.
Ministri i Informacionit Marriyum Aurangzeb nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese të mediave ndërkombëtrare që kërkuan konfirmimin e kësaj ngjarje./btvnews.al