E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Festohet dita e Evropës, ministrja e Jashtme: Shqipëria sot më afër se kurrë anëtarësimit në BE

Ministrja për Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka uruar Ditën e Evropës. Në një mesazh në mediat sociale, Xhaçka shprehet se pas më shumë se 3 dekadash pune e sakrifice, Shqipëria është më afër se kurrë realizimit të ëndrrës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ajo në postimin e saj deklaron se vendi ynë është më i përkushtuar se kurrë që të bëjë gjithçka dhe të pranohet në BE.

“Sot ne festojmë Ditën e Evropës, një ditë që na bashkon të gjithëve, në një ëndërr për një të ardhme bashkimi e vlerash të përbashkëta.

Pas më shumë se 3 dekadash pune e sakrifice, Shqipëria është sot më afër se kurrë realizimit të kësaj ëndrre historike të popullit shqiptar.

Ne jemi sot më të përkushtuar se kurrë për të bërë gjithçka që duhet që vendi ynë të zërë vendin që i takon si anëtar i BE-së”, shkruan ministrja./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit