E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Gati aplikacioni i KQZ, qytetarët mund të raportojnë live manipulimet në qendrën e tyre të votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përgatitur një aplikacion ku çdo qytetar mund të raportojë problematikat që vëren në qendrën e tij të votimit. Tashmë të gjithë qytetarët ditën e zgjedhjeve mund të raportojnë problematikat.

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, tha sot se problematikat e raportuara do të jenë të disponueshme edhe për mediat, të cilat mund ti ndjekin më pas rastet.

Kushdo mund të ngarkojë në aplikacion të gjithë problematikën që sheh në ditën e zgjedhjeve“, deklaroi ai

Sa i përket procesit të dekriminalizimit, Celibashi u shpreh se “për 38 kandidatë për kryetarë bashkie dhe anëtarë të këshillit bashkiak, kemi vendosur të kërkojmë verifikim të thelluar nga prokuroria. Janë 10 kandidatë për kryetarë bashkie që janë dërguar për hetim të thelluar”./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit