E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Nis shtegetimi i bagetive drejt staneve ne zonat malore

Blegtorët e Nj. A. Xibër në bashkinë e Klosit vijojnë traditën e tyre me shtegtimin bagëtive.

Kjo nis një ditë pas datës 6 maj, që është Shëngjergji, ku bagëtitë dalin nga dimri dhe nisen drejt staneve në vendet malore.

Me kameran tonë fokusuam tufat e deleve të këtyre blegtorëve që kishin zbardhur rrugën e Arbrit.

Blegtorët në Xibër kanë nisur kështu shtegtimin e bagëtive të imta.

Nga Xibri, ata do të qëndrojnë larg banesës për disa muaj, në stanet e Bastarit të Tiranës, ashtu siç kanë vepruar dhe të parët e tyre.

Blegtorët thonë se puna e tyre është e mbushur me sakrifica, por dinë ta menaxhojnë mirë punën e tyre. Në stane kanë edhe baxhon e tyre, ku bëhet përpunimi i qumështit dhe në fund, bulmeti përpjestohet sipas numrit të krerëve që disponon çdo familje.

Në stinën e nxehtë të verës edhe bagëtitë kërkojnë zona të freskëta. Shtegtimi është një traditë shekullore, ku barinjtë kalojnë disa muaj larg banesës për të ushyer bagëtitë në kullotat malore.Fitimi që marrin nuk është i lartë krahasuar me vështirësitë që hasin në përditshmëri.

Blegtorët thonë se duhet t`ia dalin vetë, pasi ndihma e shtetit me subvencione është thuajse e papërfillshme.

Muajt e verës barinjtë do t`i kalojnë në këto livadhe, ku kanë ngritur edhe stanet. Tek të afërmit do të rikthehen në vjeshtë, pas mbarimit të stinës së nxehtë. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit