Sali Berisha ka paralajmëruar sot kohën kur pretendon të mbahen zgjedhjet parlamentare, ndërsa tha se kryeministrit Edi Rama duhet” t’i jepen duart” në shtator.
“Siç është ajo shprehja ‘gusht e gunë’, në vjeshtë t’i japim duart Ramës. Edhe atëherë e ka gjatë në fakt”, tha Berisha.
Ish-kryeministri u ndal edhe tek çmimi i lartë i energjisë, ndërsa tha se arsyeja e vërtetë pas kostos së lartë është pikërisht shitja e energjisë në sezonin e verës, nga Edi Rama dhe ministrja Belinda Balluku.
Ai ka renditur edhe benefitet që do të ketë biznesi dhe komuniteti me uljen e çmimit të energjisë.
“Sot falë strategjisë për ndërtimin e HEC-eve, prodhojmë 2 mld KW më shumë se nevoja. A ka gjobë më të madhe se çmimi që paguan biznesi, sepse Rama e zëvendësja e tij e shesin energjinë gjithë verës.
Çlirimi i biznesit nga kjo barrë është dyfishim i të ardhurave për komunitet prej tyre”, tha ai.