E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Rikthehet Champions League, sot luhet supersfida mes Manchester City dhe Real Madrid

Champions Leage ka hyrë në fazën më të bukur të saj, në fazën gjysmëfinale, ku vetëm 4 skuadra ëndërrojnë që të shpallen kampion të Europës. Manchester City, Real Madrid, Milan dhe Inter janë 4 më të mirat e Europës në këtë sezon. Sonte në mbrëmje do të luhej akti i parë mes Manchester City dhe Real Madrid.

Një duel rekordesh dhe me lojtarët më të paguar në botë. Kampionët e Ançelotit do të përballen kundër “qytetarëve” të Guardiolës: nga njëra anë dëshira për t’u kthyer në finale për të mbrojtur trofeun dhe sulmuar trofeun e 15-të.

Nga ana tjetër dëshira për të harruar eliminimin dramatik të një viti më parë dhe provuar përsëri për të fituar një trofe që tashmë është shndërruar në një fiksim.

Gjysmëfinalja e sezonit 2021-’22 shkroi historinë e kompeticionit: një fitore spektakolare 4-3 për anglezët në Mançester. Siti kaloi në avantazh edhe në Madrid dhe e mbrojti atë deri në minutën e 90-të, kur dopieta e Rodrigos në dy minuta e dërgoi sfidën në shtesë. Pastaj penalltia e Benzemasë që vulosi 3-1 përfundimtar dhe e projektoi Realin drejt trofeut të 14-të të Ligës së Kampioneve.

Një vit më vonë, madrilenët kanë ndryshuar shumë. Ndërsa kampionët e Anglisë kanë një armë më shumë. Dhe nuk bëhet fjalë për një armë dosido, por për një kokë të vërtetë bërthamore, e cila mban emrin e Erling Braut Halandit

Do të jetë ai që do të udhëheqë sulmin e Guardiolës sot në Madrid, në një përballje brezash me të pavdekshmin Karim Benzema, i cili në moshën 35-vjeçare është ende të prodhojë një sezon me 29 gola në të gjitha kompeticionet./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit