E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Ulet sërish inflacioni, çmimet e shportës ranë sërish në Prill por mbeten ende të larta

Inflacioni shënoi nivelin më të ulët që nga nisja e luftës në Ukrainë, pasi ra edhe në Prill, për të gjashtin muaj me radhë. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se për të njëjtën shportë artikujsh, duhet të shpenzojmë 4.6 për qind më shumë se ekzaktësisht një vit më parë.

Kontributin më të madh në rënien e inflacionit e ka dhënë rënia e çmimeve të karburanteve që nga rreth 240 lekë një vit më parë zbriti në rreth 180 lekë muajin e shkuar. Sipas INSTAT, inflacioni te transporti gjatë prillit shënoi madje nivele negative, të ngjashme me periudhën e para pandemisë.

Sipas INSTAT, nikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit:

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Prill është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +3,43 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,48 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,44 pikë përqindje.

Çmimet e grupeve “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,20 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,19 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me +0,14 pikë përqindje.

Çmimet e grupeve “Shëndeti”, “Argëtim dhe kulturë” dhe “Shërbimi arsimor” me +0,06 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Komunikimi” kanë kontribuar me +0,04 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” me -0,71 pikë përqindje./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit