E enjte, 28 Nëntor, 2024

Argumentet e plota/ Apeli zbardh vendimin që i dha Alibeajt vulën dhe siglën e PD

Gjykata e Apeli ka publikuar sot vendimin e zbardhur të datës 3 mars, që i dha siglën dhe vulën e PD kreut të komanduar Enkelejd Alibeaj.

Në vendimin e argumentuar prej 90 faqesh thuhet se në vendimin e gjykatës së shkallës së parë, janë anashkaluar provat, duke konsideruar mbledhje të Kuvendit Kombëtar të PDSH, një tubim të organizuar nga persona të caktuar jashtë institucioneve të Partisë”.

Trupa gjykuese me relatore Elona Mihalin, anëtarë Astrit Kalanë dhe Irda Kacerja prishi vendimin e Agron Zhukrit, i cili vendosi të njohë Kuvendin e Sali Berishës, të mbajtur me 11 dhjetor 2021, duke njohur Alibeaj si kryetar të komanduar të PD.

Argumentet e plota të trupit gjykues, i lexoni këtu

Argumentet e plota/ Apeli zbardh vendimin që i dha Alibeajt vulën dhe

Artikuj te ngjashem

Me te fundit