Bordi i Transparencës ka vendosur ditën e sotme çmimet e reja të karburanteve. Në njoftimin e Bordit bëhet me dije se nafta do të shitet me 173 lekë/litri, në të njëjtin çmim do të jetë edhe benzina ndërkohë që gazi do të shitet me 63 lekë/litri.
Kështu çmimi i naftës dhe benzinës ka pësuar një rritje të çmimit ndërsa gazi mbetet i pandryushuar prej disa javësh.
Këto çmimet do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës./btvnews.al